DEKLARATA E PRIVATËSISË DHE SIGURISË SË TË DHËNAVE

Cammeo vlerëson privatësinë Tuaj andaj të dhënat e juaj tek ne ruhen me kujdes.

Të gjitha informacionet e ofruara mbrohen nga qasja e palës së tretë, dhe këto rregulla përcaktojnë dhe rregullojnë mënyrën se si Uebi, shërbimi mobil dhe aplikacioni Cammeo përdorin dhe mbrojnë të gjitha informatat të cilat përdoruesit i ofrojnë gjatë përdorimit.

Mbrojtja e të dhënave tuaja personale nënkupton që ne kurrë nuk do të keqpërdorim informacionin tuaj personal në asnjë mënyrë. Kontakti i juaj dhe të dhënat personale kur nuk do t'i jepen palës së tretë, dhe kontakti i juaj dhe të dhënat e juaja personale mund t'i jepen një pale të tretë vetëm me lejen tuaj.

Të dhënat personale janë informata të cilat ju identifikojnë si një individ dhe konsiderohet se ato të gjitha janë të dhënat që vërtetojnë identitetin e një përdoruesi (psh. emri dhe mbiemri, e-mail adresa, adresa e vendbanimit, etj.)

Cammeo do të punojë në përpunimin e të dhënave personale (siç janë mbledhja, regjistrimi, organizimi, përgatitja, përshtatja, zbatimi i operacioneve logjike, matematikore dhe të tjera) me qëllim të njohjes me shprehitë e blerjes të klientëve, për qëllime informative dhe me qëllim të promovimit të shërbimeve dhe produkteve.

Duke u regjistruar në ueb faqen e Cammeo.hr, duke porositur si përdorues, ose duke u qasur në vetë faqen në internet, përdoruesi pajtohet që Cammeo ueb dhe shërbimi mobil si dhe aplikacioni mund të bëjnë përpunimin e të dhënave të tij në formularin e aplikacionit, të dhënat për porositje si dhe të dhënat e disponueshme në procedurën e pagesës së shërbimit.

Cammeo i përdor të dhënat personale vetëm për të plotësuar porosit e përdoruesve, për qëllime teknike siç janë ato të administratës dhe për qëllim të përmirësimit dhe optimizmit të shërbimeve të tij si dhe për komunikim të përgjithshëm me përdoruesin.

Në rast se përdoruesi nuk dëshiron që Cammeo ueb dhe shërbimi mobil si dhe aplikacioni mobil të përpunojnë të dhënat e tij personale në asnjë mënyre dhe kërkon fshirjen e të dhënave personale, përdoruesi është i obliguar që të informojë Cammeo përmes email-it në email adresë marketing @ cammeo.hr.

www.cammeo.mk përdor programet "cookie". Cookies janë dokumente që nuk vërehen dhe që ruhen përkohësisht në hard disk dhe mundësojnë që faqja jonë të njohë kompjuterin tuaj herën tjetër kur të na vizitoni. Ato gjithashtu shërbejnë për optimizimin e punës së ueb faqës si dhe për përmirësimin e përvojës së përdoruesit për shfletimin dhe përdorimin e saj. Duke vizituar dhe përdorur këtë faqe, ju pranoni që të përdorni cookies, të cilat mund të bllokohen, por pastaj mund akoma të shfletoni faqen, megjithëse disa opsione nuk do të jenë në dispozicion tuajin andaj akti i bllokimit mund të ketë një efekt negativ në përdorimin e ueb faqes.