KUSHTET E PËRDORIMIT

Duke përdorur këtë ueb dhe shërbimin mobil si dhe këtë aplikacion për telefona të mençur ju pajtoheni me kushtet e tij të përdorimit, kështu që ju lutemi lexoni me kujdes.

Emri dhe të drejtat e autorit

Faqja e rrjetit www.cammeo.hr është në pronësi të ndërmarrjes tregtare Cammeo franshiza sh.p.k. (në tekstin e mëtejmë Cammeo).

Cammeo mundëson shfrytëzimin e shërbimeve dhe përmbajtjen e faqes në internet www.cammeo.hr që rregullohet me këto kushte të përdorimit.

Kushtet e përdorimit përcaktojnë kushtet dhe rregullat për përdoruesit fundor dhe kanë të bëjnë me përdorimin e ueb-it dhe shërbimet mobile si dhe të aplikacionit për telefona të mençur. Duke përdorur shërbimin, përdoruesit fundor deklarojnë se pajtohen me Kushtet e Përgjithshme të operimit dhe përdorimit dhe pranojnë që të përdorin faqen e internetit www.cammeo.hr si dhe aplikacionet për telefona të mençur në përputhje me to.

Të gjitha materialet të cilat gjenden në www.cammeo.hr janë pronë ekskluzive intelektuale e kompanisë Cammeo franshiza sh.p.k. dhe mund të përdoren vetëm me lejen e mbajtësve të së drejtës së autorit dhe mbajtësve të së drejtës në vulë dhe/ose dizajnin.

Të dhënat personale

Përdoruesi i uebit, shërbimit mobil dhe aplikacionit për telefona të mençur është përgjegjës për saktësinë dhe tërësinë e të dhënave të futur gjatë regjistrimit dhe pranon përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet brenda llogarisë përdoruese të tij.

Përdoruesi mund të parashtrojë pyetjet dhe komentet e tij me shkrim, përmes postës ose me email, dhe Cammeo do të përgjigjet me shkrim përmes postës ose email-it brenda afatit ligjor.

Në përputhje me rregullat e brendshme të Cammeo franshiza sh.p.k., të gjitha thirrjet inçizohen, numrat e telefonit dhe adresat e emailit ruhen automatikisht në bazën e të dhënave të kompanisë Cammeo franshiza sh.p.k. Çdo thirrje dhe porositje përmes aplikacionit përmes telefonave të mençur njëkohësisht nënkupton pranimin nga ana e përdoruesit që Cameo franshiza sh.p.k. mund të përdorë numrin e telefonit dhe/ose email adresën për qëllime informuese për shërbimet, ndryshimet në punë dhe veprimet promovuese që mund të jenë të dobishme për përdoruesit fundor. Cammeo franshiza sh.p.k obligohet se do të përdorë numrin e telefonit dhe email adresën vetëm për shpërndarje të informatave në lidhje me punën e kompanisë.

Çlajmërimi nga ueb-i, shërbimi mobil ose aplikacioni Cammeo

Nëse dëshironi që të çlajmëroheni nga llogaria juaj e përdoruesit, ju lutemi që të na kontaktoni në marketing@cammeo.hr dhe ne do t'ju përgjigjemi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Çmimi

Cammeo merr obligimin që të postojë në mënyrë të qartë, të dukshme, dhe të lexueshme shumën e tarifës së shërbimit, ndërsa shërbimi i porositjes përmes ueb-it, shërbimit mobil ose aplikacionit për telefona të mençur është falas.

Të tjera

Qasja në faqen e internetit Cammeo.hr ose në aplikacionin Cammeo për telefona të mençur ndonjëherë mund të jetë e paqasshme për shkak të punimeve, mirëmbajtjes ose futjes së përmbajtjes së re, si dhe në rrethana të jashtëzakonshme të cilat janë përtej kontrollit të kompanisë Cammeo, por të cilat ne do të përpiqemi t'i mënjanojmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Cammeo ka të drejtë që të ndryshojë kushtet e përdorimit dhe nuk mban përgjegjësi për pasojat e mundshme që vijnë nga ndryshime të tilla. Këto ndryshime hyjnë në fuqi përmes publikimit online në faqen e internetit të Cammeo.mk