Vozit për Cammeo

Apliko dhe bëhu pjesë e familjes.

 

Paga fillestare e garantuar 400 euro + shpërblime

 

E ardhmja është në katër rrota
Vozit, kënaqu dhe fito mirë!

 

E ardhmja juaj është në katër rrota dhe po ju pret në Cammeo, taksi transportuesin kryesor regjional.

 

Ne jemi gjithmonë në kërkim të përforcimit, dhe ju thjesht mund të jeni një kandidat i shkëlqyeshëm.

Pyesni vetën se çfarë mund të bëni ju për ne? Na lejoni që t'ju shpjegojmë së pari se çfarë ne mund të bëjmë për ju!

Ne ofrojmë të ardhurat më të larta në këtë fushë dhe orë fleksibël të punës. tek ne paga gjithmonë arrin në të njëjtën kohë - çdo të 10-in të muajit, dhe puna është e sigurt.

Gjithashtu ju ofrojmë mundësinë që të provoni një ditë se si është të jesh pjesë e familjes Cammeo.

Të gjithë vozitësit tanë kanë mbështetje logjistike dhe çdo  mbështetje tjetër 0-24, 7 ditë në javë dhe kur nuk lihen vetëm.

Me ne nuk duhet të brengoseni për automjetin sepse ne e sigurojmë atë, dhe nëse kësaj i  shtojmë edhe një atmosferë të shkëlqyeshme pune, marrim recetë për një ëmbëlsirë të vërtet biznesi.

Ne gjithashtu do të përkujdesemi që ju të niseni në ndërrimin e parë të përgatitur plotësisht për të kryer punën tuaj në mënyrë cilësore, të sigurt dhe përfundimisht të jeni të kënaqur!

Jeni të interesuar?! Shkëlqyeshëm! Ju sugjerojmë që të na kontaktoni dhe të njiheni me ne. Ne do të jemi të lumtur që t'ju përgjigjemi në të gjitha pyetjet e juaja dhe t'ju tregojmë se si funksionon Cammeo.

Lajmërohuni përmes formularit të kontaktit i cili gjendet në këtë faqe duke thirrur numrin ______________   ose përmes emailit në _____________________.

Bashkangjituni  dhe binduni se pse ne jemi taksi nr. 1 në vend, por edhe më gjerë! Lëviz dhe fillo të fitosh para!

 

 

7 arsye pse të vozitni për taksi Cammeo

Gjetja e një pune të mirë këto ditë nuk është fare lehtë. Për shkak të fleksibilitetit që ne ofrojmë dhe pagës së sigurt,
vozitja e taksisë Cammeo është një punë ideale për ju. Ja edhe pse:

 

1. Vozit kur të dëshiron
Kur dëshironi të vozitni gjatë ditës, kjo vërtet varet vetëm nga ju. Nëse dëshironi të shmangni tollovitë trafikut gjatë ditës, mund të zgjidhni vozitjet gjatë natës. Nëse dëshiron të kesh një kohë të lirë për obligime familjare atëherë mund të zgjedhni ndërrimin e mëngjesit.


2. Shpërblimi është i tërë i juaji
Cammeo është i njohur për udhëtarët e tij besnikë, vetëm për shkak të vozitësve të tij të vyeshëm dhe të sjellshëm. Nëse jeni komunikues, të kuptueshëm, të sjellshëm, sharmantë dhe kujdeseni për pasagjerët tuaj dhe tonë, do të shpërbleheni mirë.


3. Vlerësimet e vozitësit 
Kur udhëtimi ka mbaruar, udhëtari mund t'ju lavdërojë dhe vlerësoj me yje përmes aplikacionit. Në Cammeo, ne vërejmë çdo lëvdatë dhe çdo yll, dhe ju hyni në përzgjedhjen e rregullt të vozitësit të javës dhe muajit dhe mund të përfitoni bonuse shtesë.


4. Zbuloni vende dhe miq të rinj
Ju pëlqen të shoqëroheni me njerëz, vozitje të mbrëmjes apo në mëngjes nëpër qytet? E njihni qytetin në gishtin tuaj të vogël, ndërsa tollovitë e qytetit janë dëshmi se sa më mirë ju vozitni se të tjerët? E shkëlqyeshme, shndërro këtë në fitime! Vozisni për Cammeo, siguroni  një punë të qëndrueshme dhe të ardhura të mira.


5. Rritni të ardhurat tuaja
Nëse dëshironi të fitoni më shumë se sa vendosni vetë në fillim të punës tuaj në Cammeo, mund të ndryshoni orarin e punës dhe të zgjidhni një ndërrim që mendoni se do t'ju sjell fitim më të madh. Përmes trajnimit tonë, zotëroni aplikacionin dhe shfrytëzoni të gjitha përparësitë e saj duke marrë vozitjet si "në fluturim".


6. Pagesa e sigurt
Nuk keni nevojë që të brengoseni për pagesën e fitimeve tuaja, sepse ne ju garantojmë pagesën e pagës tuaj në ditën e 10 të muajit. Sidoqoftë, nëse keni obligime që duhet të financoni herët, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar në këtë drejtim. Do të jeni të regjistruar dhe siguruar si duhet.


7. Ju nuk jeni vetëm në Cammeo
Nëse nuk keni përvojë, kolegët tanë do t'ju mësojnë gjithçka dhe do të keni mundësi të lundroni nëpër rrugët e qytetit si në oborrin tuaj. Jo çdo  vozitje është ideale, ndonjëherë ka edhe ndonjë prishje, por mos u shqetësoni - menjëherë do të merrni një automjet zëvendësimi. Në çdo moment do të keni ndihmë në rrugë me gjithçka që ju nevojitet për të kryer në mënyrë të sigurt vozitjen dhe për të fituar paratë tuaja. 
A keni ditur që nëse ndani ndërrimet me një koleg tjetër në një automjet taksi, fitimet tuaja do të rriten edhe për qarkullimin e kolegut tuaj? Ju me siguri nuk keni ditur se ju mund të përdorni një automjet Cammeo edhe për qëllime private?

Aplikoni për një vend pune, ejani tek ne, sepse ka edhe shumë gjëra tjera që mund t'ju befasojnë për të mirë!